Petkoviq, arrestimin e sulmuesit të gazetarëve në Leposaviq e quan “torturë të Albin Kurtit”

Lajme

Petkoviq, arrestimin e sulmuesit të gazetarëve në Leposaviq e quan “torturë të Albin Kurtit”

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:20
Petar Petkoviq

Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq.

Lidhur me këtë ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë e cila e ka quajtur “torturë të Albin Kurtit”.

“UV është arrestuar kur ka shkuar në punë sot herët në mëngjes dhe është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit me rroba civile, madje njëri prej të cilëve ishte duke drejtuar veturën me targa KM”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.

Kjo zyre thotë se serbi i arrestuar s’është kriminel, por “një djalosh që nuk kishte asnjë faj”.

“Kurti pa asnjë provë, përkundër fakteve që e mohojnë, arreston serbët çdo ditë, ndërsa ndërkombëtarët e kthejnë kokën në anën tjetër dhe bëjnë sikur nuk i shohin shkeljet e të gjitha të drejtave elementare të serbëve, keqtrajtimet e përditshme të Kurtit, fizik, juridik. dhe dhunë institucionale ndaj popullit tonë”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat