Publikohet fotografia e të arrestuarit për sulm ndaj gazetarëve, është punëtor i MTS-së

Lajme

Publikohet fotografia e të arrestuarit për sulm ndaj gazetarëve, është punëtor i MTS-së

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 12:39
Uros Vukasinoviq, i arrestuar nga Policia e Kosovës, për sulm ndaj gazetarëve

28 vjeçari Uros Vukasinoviq, është i arrestuari nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet se javën e kaluar ka ushtruar dhunë ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Mediat serbe raportojnë, se Vukasinoviq, është punonjës i MTS-së i njohur si Telekomi Mobil i Serbisë, që operon në veri.

Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit serb, i identifikuar me iniciale, U.V. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

Policia thotë se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat