Kandiq e gatshme t’i vizitojë policët e kidnapuar, kërkon bashkëpunim me avokatët e tyre

Lajme

Kandiq e gatshme t’i vizitojë policët e kidnapuar, kërkon bashkëpunim me avokatët e tyre

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 22:56
Natasha Kandiq

Përveç avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, ende askush nuk i ka vizituar tre policët kufitarë të kidnapuar nga policia serbe të mërkurën afër Leposaviqit.

Media ka kontaktuar me Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, për të pyetur nëse ajo ose stafi i saj kanë takuar policët e kidnapuar, mirëpo e njëjta tha se nuk mund ta bëjë një veprim të tillë pas pasur një kërkesë nga ndonjëri prej avokatëve të të kidnapuarve.

“Më shumë kënaqësi mund t’i takojë, mirëpo përderisa nuk kam një kërkesë nga ndonjëri prej avokatëve të tyre, këtë nuk mund ta bëjë”, ka thënë Kandiq.

Ajo ka pritur që policët të kthehen në shtëpi dhe për këtë është e befasuar pse nuk janë liruar.

Kandiq nuk beson që policët kosovarë janë maltretuar por këtë do të shoh nga afër nëse do të pranoi kërkesë nga ndonjëri prej avokatëve të policëve për t’i vizituar.

Media ka kontaktuar edhe me familjarë të policëve të ndaluar, mirëpo të njëjtit kanë thënë se sot janë duke bërë një marrëveshje me një avokat të ri, pasi që më herët kanë qenë avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare.

“Në momentin që kemi kontaktin e avokatit të ri, ne do tu tregojmë”, ka thënë njëri nga familjarët e policëve të kidnapuar.

Media më herët raportoi se askush nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd nuk ka mundur të vizitoi policët për të parë nga afër nëse ata po maltretohen apo jo.

Por burimet e medias brenda qeverisë kanë konfirmuar se nesër gjatë ditës, shefi i Zyrës Ndërlidhëse, Jetish Jashari do të vizitoi policët.

Ndryshe mos lejimi i vizitës dhe mos ndarja e informacionit deri më tani është shkelje e marrëveshjes së Brukselit.

Mandati i Zyrave, zyrtarëve është të përfshihet në çështje të cilat prekin qytetarët e vendeve respektive.

Tre policëve të kidnapuar të mërkurën, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve me akuzën se të njëjtit kanë poseduar armë pa leje.

Rikujtojmë se lirimin e menjëhershëm të tyre e ka kërkuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat