Serbët bllokojnë kalimin për kamionët dhe autobusët me regjistrim të Kosovës edhe kah Rashka edhe Prokuplja

Lajme

Serbët bllokojnë kalimin për kamionët dhe autobusët me regjistrim të Kosovës edhe kah Rashka edhe Prokuplja

Nga: F. B. Më: 20 qershor 2023 Në ora: 08:38
Ilustrim

Mediet serbe kanë njoftuar se drejtuesit e kamionëve që tash disa ditë ndodhen në hyrje të pikave kufitare me Kosovën dhe banorët e vendeve afër këtyre pikave kanë vendosur të bllokojnë kalimin për kamionët dhe autobusët  me regjistrim të Kosovës si hakmarrje për bllokimin e hyrjes së mallrave nga Serbia.

Kështu “Nova” konfirmon se në Rudare afër Kurshumlisë drejtuesite kamionëve dhe banorët kanë bllokuara rrugën magjistrale tek Prokuplja që shpie drejt vendkalimit Merdar, lajmi transmetohet edhe nga RTS.

“Tanjug” njofton se banorët e rajonit të Toplicës kanë bllokuar rrugën për kamionë me tabela RKS për shkak të masave që ka ndërmarr qeveria e Prishtinës ditë më parë për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe dhe kamionëve me tabela të Serbisë në Kosovë.

Ky veprim si thuhet është ndërmarr edhe si mbështetje për serbët e Kosovës që tash disa ditë po përballen me situatë tensioni në veri të Kosovës.

Në ndërkohë ministria e punëve të jashtme si shkruan “Kossev” ka njoftuar qytetarët për situatën aktuale duke iu rekomanduar të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të shmangin kalimin nëpër Serbi.

“Njoftojmë qytetarët se në territorin e Serbisë afër Jarinjes edhe Merdarit për shkka protestës dhe bllokimit të rrugëve, nuk mund të kalojnë kamionët dhe autobusët që vijnë nga Kosova” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tutje në njoftim thuhet se edhe kalimi me automjete aktualisht “nuk është i sigurt”.

Ministria ka ftuar qytetarët që mos të udhëtojnë nëpër Serbi, ndërsa ata që tahsmë ndodhen në rrugë atje, të shfrytëzojnë për kalim  vendkalimet te Dheu i Bardhë apo të vazhdojnë për Shkup e pastaj të vijnë në Kosovë, shkruajnë mediet serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat