Odaloviç: KFOR duhet urdhëroi tërheqjen e njësive speciale nga veriu

Lajme

Odaloviç: KFOR duhet urdhëroi tërheqjen e njësive speciale nga veriu

Nga: F. B. Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:17
Veljko Odaloviq

Kreu i Komisionit për personat e pagjetur të qeverisës së Serbisë Veljko Odaloviç ka deklaruar sot për “RTS” se “ka kaluar më shumë se një vit që Kurti ka vendos të bëjë këtë që po bënë dhe prej se ka nis tensionimi dhe terrori i njësive të tij speciale në veriun e Kosovës ndaj serbëve”, ndërkohë që bllokimin e rrugëve e sheh si reagim ndaj masave të Prishtinës dhe mbështetje për serbët e veriut, transmeton Bota sot”.

"Serbët po protestojnë qetë, kanë reaguar në vendimin e bllokimit të mallrave në mënyrë të qetë, por këto apele, protesta e adresimi janë injoruar nga ana e Kurtit që ka qëllimin e tij në të cilin po punon”, tha Odaloviç.

Siç u njoftuar, mbrëmë vonë janë bllokuar rrugët për autobusët edhe kamionët me tabela të Kosovës që qarkullojnë nga vendkalimet Jarinje edhe Merdar për në Serbi, si reagim ndaj masave të Prishtinës por edhe mbështetje për serbët në veri.

Po ashtu u njoftua edhe për një tjetër serb të arrestuar në Kosovë për shkak sulmit ndaj medieve, si dhe vazhdimin e protestave me kërkesat paraprake dhe lirimin e të arrestuarve.

Odaloviç ka shtuar se Kurti në mënyrë të vazhdueshme po arreston dhe kriminalizon serbët dhe nuk ka synim të ndaloj këtë.

"Ai edhe më tutje thotë se do vazhdoj të bëjë këtë përderisa të gjithë kriminelët serb nuk shkojnë apo nuk arrestohen. Duket se ka një listë të gjatë, nga ajo që deri tash ka realizuar", tha Odaloviç.

Ai konsideron se KFOR po miraton këto veprime dhe se të gjitha këto janë duke u bërë në prani të tyre.

"Nuk do mund të hynin as të nxisin incidente, nëse KFOR-i nuk do të i lejonte” u shpreh ai.

Odaloviç thekson se “KFOR duhet të urdhëroj tërheqjen e njësive speciale nga hapësira e veriut të Kosovës sepse ata janë që në baza ditore nxisin incidente dhe përpiqen të zgjerojnë konfliktin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat