Ushtria amerikane dhe serbe kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake, ambasadori Hill e vlerëson si mrekulli

Lajme

Ushtria amerikane dhe serbe kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake, ambasadori Hill e vlerëson si mrekulli

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 15:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ushtria serbe dhe amerikane po  kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

E ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill e ka vlerësuar këtë si mrekulli.

Sipas tij stërvitjet e përbashkëta mes ushtrisë serbe dhe amerikane të quajtura “Platinium Wolf” shërbejnë për të forcuar partneritetet dhe për të ndihmuar ushtritë të sigurojnë paqen dhe sigurinë në botë.

Ndërsa ka thënë se është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra

“Është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra.

Ftoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Serbisë të bëjnë më shumë”, ka shkruar Hill në llogarinë e tij në Tëitter, duke postuar edhe një video stërvitja taktike ndërkombëtare “Platinum Wolf 23”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat