Borrell në takim me Vuçiqin, kërkon kompromise për të shtensionuar krizën në veri të Kosovës

Lajme

Borrell në takim me Vuçiqin, kërkon kompromise për të shtensionuar krizën në veri të Kosovës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:27
Aleksandar Vuçiq dhe Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar për takimin që është duke zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se pritet që Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre.

“Ide konstruktive dhe gatishmëri për kompromis nevojiten për të adresuar krizën e vazhdueshme në veri të Kosovës. Palët pritet të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa parakushte. Takimi me Presidentin e Serbisë ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twiter.

Borrell më herët njoftoi edhe për takimin me Kurtin.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe për rrugën përpara. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Gjatë ditës, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një konferenë për media nuk u përgjigj nëse do të ketë takime edhe trilaterale mes kryeministrit Kurtit, presidentit serb Vuçiq dhe ndërmjetësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat