Vuçiq flet pas takimit me Borrellin, zbulon a ka udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Lajme

Vuçiq flet pas takimit me Borrellin, zbulon a ka udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 19:12
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 22 qershor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk mund të konfirmojë që "ka ndonjë udhërrëfyes", për daljen nga kriza në veri të Kosovës.

Këto komente ai i bëri pas takimit bilateral me ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi.

"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke iu referuar bllokimit të qarkullimit të kamionëve me mallra serbe në kufi me Kosovën.

Lidhur me zgjidhjen e situatës në Kosovë, Vuçiq ka thënë se ka frikë se “çdo gjë ka shkuar shumë larg”.

"Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë kyqe, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë moment", tha tutje Vuçiq.

Ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë zhvilluar të enjten takime të ndara bilaterale, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, Borell dhe Lajçak janë takuar sërish me kryeministrin e Kosovës, Kurtin.

Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë takim i përbashkët mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Vuçiq gjatë një konference për media ka thënë se nuk do të takohet me Kurtin sepse nuk "sheh arsye për këtë".

Më herët, Borell kishte shkruar në Twitter se "idetë konstruktive dhe gatishmëria për kompromis janë ato që nevojiten për të adresuar krizën e vazhdueshme në veriun e Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat