28 vjetori i “Bota sot”, rrëfehet botuesi i gazetës Xhevdet Mazrekaj: Nuk iu përulëm askujt, dështuan të na mbyllin gojën

Lajme

28 vjetori i “Bota sot”, rrëfehet botuesi i gazetës Xhevdet Mazrekaj: Nuk iu përulëm askujt, dështuan të na mbyllin gojën

Nga: N.E Më: 26 qershor 2023 Në ora: 18:24
Xhevdet Mazrekaj

Gazeta “Bota sot” sot shënon 28 vjetorin e saj të themelimit.

Botuesi i kësaj gazete, Xhevdet Mazrekaj, thotë se rrugëtimi i “Botës sot”, ishte përplotë me sfida e vështirësi, por ato i dhanë forcë për të vazhduar ballëhapur.

Mazrekaj përmes një shkrimi në Facebook, shprehet se ata nuk ju përulën asnjëherë, gjersa shton se faktet, lapsi dhe letra ishin “armët” e tyre.

“28 vjet më parë nisi punën Gazeta Kombëtare “Bota sot”.

Sot (e hënë, 26 qershor) u mbushën plot 28 vite nga dita kur nisëm rrugëtimin tonë në shërbim të së drejtës dhe të vërtetës, që ndjehej shkruhej e thuhej vetëm shqip!

Një shtegtim përplot me sfida e vështirësi, të cilat vetëm sa na dhanë forcë për të vazhduar ballëhapur.

Nuk iu përulëm asnjëherë askujt, nuk bëmë kurrë pazare me të keqen, por e luftuam atë me mish e me shpirt. Faktet, lapsi dhe letra ishin “armët” tona të vetme me të cilat “hienave” të etura për pushtet dhe para iu bëmë “halë në sy”. Nuk na i kursyen as jetët e gazetarëve! Na e dërguan edhe një granatë dore si “dhuratë”, që për fat të mirë i shpëtuam.

Por, ata dështuan që të na e mbyllin gojën dhe tani ka ardhur dita që t’iu shembet dheu nën këmbë!”, shkruan Mazrekaj.

Ai ka falenderuar lexuesit besnikë, gjersa shton se “Bota sot”, do të jetë përkrah popullit dhe “asnjëherë kokulur përball sfidave”.

Shkrimi i plotë:

28 vjet më parë nisi punën Gazeta Kombëtare “Bota sot”

Sot (e hënë, 26 qershor) u mbushën plot 28 vite nga dita kur nisëm rrugëtimin tonë në shërbim të së drejtës dhe të vërtetës, që ndjehej shkruhej e thuhej vetëm shqip!

Një shtegtim përplot me sfida e vështirësi, të cilat vetëm sa na dhanë forcë për të vazhduar ballëhapur.

Nuk iu përulëm asnjëherë askujt, nuk bëmë kurrë pazare me të keqen, por e luftuam atë me mish e me shpirt. Faktet, lapsi dhe letra ishin “armët” tona të vetme me të cilat “hienave” të etura për pushtet dhe para iu bëmë “halë në sy”. Nuk na i kursyen as jetët e gazetarëve! Na e dërguan edhe një granatë dore si “dhuratë”, që për fat të mirë i shpëtuam.

Por, ata dështuan që të na e mbyllin gojën dhe tani ka ardhur dita që t’iu shembet dheu nën këmbë!

Guximi, ndershmëria dhe mbrojtja e frymës atdhetare e kombëtare ishin idealet tona që nuk i shkelëm kurrë, për asnjë çmim.

Sot, në këtë 28 vjetor dua të falënderoj secilin që ka kontribuuar në rritjen dhe zhvillimin e gazetës “Bota sot” për gjithë këto vite. Faleminderit lexuesve besnikë që rrugëtuan bashkë me neve.

Gjithmonë përkrah popullit, asnjëherë kokulur përball sfidave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat