Lista Serbe reagon pas votimit për anëtarësim të Mitrovicës së Veriut në AKK: Vendim i pavlefshëm

Lajme

Lista Serbe reagon pas votimit për anëtarësim të Mitrovicës së Veriut në AKK: Vendim i pavlefshëm

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:35
Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar për vendimin e bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Sipas tyre, ashtu sikurse të gjitha vendimet e deritanishme, vendimi për anëtarësimin në Asociacionin e Komunave të Kosovës, i cili është marrë nga shumica e kundërligjshme dhe jolegjitime parlamentare e Komunës së Severna Mitrovicës, është i pavlefshëm dhe askush nuk e konsideron atë relevant në mesin e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Sikur të gjitha vendimet gjer më tash, vendimi për anëtarësim në Asociacion të Komunave të Kosovës, që është marrë nga shumica e paligjshme dhe jolegjitime e asamblesë komunale në Mitrovicë të Veriut, është null, dhe askush nuk e konsideron relevant në mesin e qytetarëve të Mitrovicës së Veriut”, ka shkruar Lista Serbe.

Madje, Lista Serbe thotë se “përfaqëson vetëm qëllimin e regjimit të Albin Kurtit për përshkallëzim të situatës”.

“Sa i përket Asociacionit, qytetarët tanë janë të interesuar për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, si institucioni çati që do të mbrojë popuzllin serb…”, ka shkruar Lista Serbe.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, ka votuar “pro”, bashkimit të kësaj Komune, në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Aida Doli, këshilltare komunale përmes një shkrimi në Facebook, e ka konfirmuar se u votua “pro” në Kuvend, duke e cilësuar vendim thelbësor për adresimin e sfidave.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat