Komandanti i KFOR-it bisedoi me palën maqedonase rreth sigurisë së përgjithshme në rajon

Lajme

Komandanti i KFOR-it bisedoi me palën maqedonase rreth sigurisë së përgjithshme në rajon

Nga: F.B Më: 2 korrik 2023 Në ora: 10:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të takimeve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, komandanti i KFOR-it gjeneral-majori Mikele Ristuça ka zhvilluar takim me përgjegjësitë e sigurisë në Maqedoni të Veriut, ku janë trajtuar bashkëpunimi, koordinimi dhe situata e sigurisë në rajon.

Lajmi është konfirmuar përmes një publikimi në rrjetin social Twitter nga komanda përkatësisht misioni i KFOR-it, transmetojnë mediet.

Në njoftimin e shkurtër nga ana KFOR-it thuhet se kreu i KFOR-it dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë së Maqedonisë biseduan rreth situatës në rajon, lajmi u publikua edhe nga “Kossev” transmetohet nga “Bota sot”.

Në këtë takim, krahas situatës së përgjithshme në rajon mësohet se është biseduar dhe vlerësuar edhe bashkëpunimi i deritashëm dhe kontributi që ka dhënë Maqedonia e Veriut në misionin e deritashëm të KFOR-t.

"Palët biseduan për situatën e përgjithshme në këtë fushë, ndërsa komandanti i KFOR-it gjeneral-majori Mikele Ristuça ka shprehu mirënjohjen për kontributin dhe bashkëpunimin e deritashëm mes KFOR-it dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruhet në Twitter.

KFOR-i ka takime të rregullta me krerët e ushtrive dhe zyrtarët e vendeve përreth Kosovës, si me ata nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia po ashtu edhe Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat