Kearns kërkon që pas Britanisë edhe vendet tjera të sanksionojnë Dodikun

Lajme

Kearns kërkon që pas Britanisë edhe vendet tjera të sanksionojnë Dodikun

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 06:18
Milorad Dodik

Deputetja Britanike Alicia Kearns ka bërë thirrje që edhe vendet tjera të veprojnë pas vendimit që Britania e Madhe ka marrë për t’i vënë sanksione Milorad Dodik, kryetar i etnitetit të Republikës Serpsak në Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo përmes një postimi në Twitter poashtu ka kërkuar që Britania e Madhe t’i bashkohet forcave të EUFOR-it në Bosnjë për të ndaluar qëllimet e Beogradit.

Dodik ka paralajmëruar se do të vendosë postblloqe për të ndarë etnitetet në Bosnjë dhe mbajtjen e një referendumi gjatë këtij viti për pavarësi.

Postimi:

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar Milorad Dodik pas thirrjeve nga Parlamenti.

Tani është koha që vendet e tjera të veprojnë.

Mbretëria e Bashkuar duhet t'i bashkohet EUFOR-it dhe më në fund të marrë një pozicion parandalues kur bëhet fjalë për Beogradin dhe ata që ata mundësojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat