Ky është i riu nga Ferizaj që vdiq tragjikisht pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese

Lajme

Ky është i riu nga Ferizaj që vdiq tragjikisht pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 07:37
Rinor Kashtanjeva

Vdekja e 26-vjeçarit në Ferizaj ka tronditur familjen Kashtanjeva. I riu vdiq tragjikisht pasi ra nga kati i tretë i banesës dhe fatkeqësisht nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve që mori.

Policia tashmë ka nisur hetimet për këtë rast që u cilësua si i dyshimtë, teksa trupi i pajetë u dërgua në IML.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu që humbi jetën mbrëmë është Rinor Kashtanjeva, i cili dyshohet se e ra nga ballkoni pasi u mbështet në mbajtëset, të cilat nuk ishin të vendosura siç duhet dhe fatkeqësisht ranë.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas kontrollit, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë disa deklarata edhe nga dëshmitarët.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat