Ndalohen 7 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale

Lajme

Ndalohen 7 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orë të fundi ka ndaluar  një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat