Petkoviç sulmon Rada Trajkoviçin, e krahason me Kurtin

Lajme

Petkoviç sulmon Rada Trajkoviçin, e krahason me Kurtin

Nga: F. B. Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:27
Petar Petkoviq

Shefi i delegacionit serb në bisedime Petar Petkoviç ka reaguar në deklaratën e kreut të Këvizjes Evropiane Serbe për Kosovë Rada Trajkoviç duke thënë se ajo  “sulmon me forcë sikurse shefi i vetë Lurti dhe kanë të njëjtën amësi ideologjike për fajësim të Beogradit për eskalimin e krizës”, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

"Sipas zakonit të vjetër Rada sulmon serbët me forcën që bënë shefi i saj dhe kanë amësi të njëjtë ideologjike për fajësim të Beogradit për gjendjen e krizës në veri. Prandaj nuk mund të dëgjoni asnjë fjalë nga ajo për serbët e pafajshëm të arrestuar që mbahen në burgje, ajo ka braktis kursin serb dhe vazhdon të jetë kumbarë me anti-serbët si Kushner, duke mos përmend serbët dhe gjendjen e rëndë të tyre, duke punuar kundër interesit të tyre”, ka thënë Petkoviç.

Sipas tij, ajo pranon se “për te Kosova është e shkëputur nga Serbia dhe me miqtë Kurtin e Sfeçlen kriminalizon serbët, që po mbrojnë drejtat e veta dhe përgatit terrenin për dhunë dhe aksione kundër serbëve”.

Petkoviç përsëriti frazën e zakonshme se Beogradi po bënë çdo gjë për ruajtjen e paqes.

"Por, shteti e Vuçiç nuk do lejojnë përndjekjen e serbëve, sado që Rada të përpiqet të ndihmojë Kurtin në qëllimin që ka, Kosovën pa serbë", tha ai.

Trajkoviç më herët në N1 theksoi se Kurti dhe Vuçiç janë fajtorët kryesor për situatën edhe eskalimin e krizës në Kosovë.

Ajo me atë rast ka kritikuar Vuçiçin se në Kosovë ka “instaluar mafinë në pushtet, të udhëhequr nga Veselinoviç, Radoiçiç dhe shefi i policisë Bojiç”, ndërkohë që ata tash dhjetë vite “punojnë në kriminalizimin e veriut dhe kanë krijuar rrjetën e tyre me njerëz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat