Takimi me Rute dhe Betel, Vuçiç tregon detaje: U shpreha shqetësimin për papërgjegjësinë e Prishtinës

Lajme

Takimi me Rute dhe Betel, Vuçiç tregon detaje: U shpreha shqetësimin për papërgjegjësinë e Prishtinës

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:40
Aleksandër Vuçiç, Mark Rutte dhe Xavier Bethel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbuluar detaje nga takimi i zhvilluar një ditë më parë me kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bethel.

Ai tregon se ka shprehur shqetësimin e tij për shkak të situatës në Kosovë e Metohi dhe shkallës së papërgjegjshmërisë nga Kosova lidhur me këtë çështje.

“I kam premtuar se Serbia do të bëjë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se gjatë karrierës së tij politike nuk kishte parë një papërgjegjshmëri të tillë për çështjen e Kosovës dhe Metohisë dhe se Beogradi do t’i informonte partnerët për këtë.

Ndër të tjera, Vuçiç tha se marrëveshja e Brukselit, e cila është ende në fuqi, nuk është zbatuar në pjesën e saj më të rëndësishme, që është themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe se në këtë fazë nuk ka as shpresë se do të jetë formuar së shpejti.

“Nëse më pyesni për dokumentin dhe zbatimin e gjithçkaje që është nënshkruar deri më tani, më duhet t’ju them se Marrëveshja e Brukselit që kemi nënshkruar 10 e më shumë vite më parë ka qenë dhe është ende në fuqi, ende nuk është zbatuar në pjesën më të rëndësishme të saj, që është themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe”, është shprehur Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat