Sot me 4 korrik në Prishtinë u organizua Marsh paqësor me moton “Së bashku me Amerikën”

Lajme

Sot me 4 korrik në Prishtinë u organizua Marsh paqësor me moton “Së bashku me Amerikën”

Nga: Fatmir Mucolli Më: 4 korrik 2023 Në ora: 16:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot me 4 korrik në Preshtin u mbajt një marsh paqësor simbolik në shenjë mirënjohje dhe nderim të popullit Amerikan, me moton : Së bashku me Amerikën për Evropën e bashkuar dhe paqe në gjithë botën, ta ruajmë natyrën ta ruajmë shoqërinë , dashuri paqe dhe mirësi për të gjithë.

Ndër të tjera z Fatmir Muçolli tha se dita e pavarësisë së Amerikës ,duhet të festohet si dita e pavarësish së Kosovës , se pa ndihmën e popullit Amerikanë nuk do mundeshim as ditën e pavarësisë së Kosovës ta festojmë.

Edhe zoti z, Fehmi Kuleta tha se ai sa here me datën 4 korrik edhe kush mos festoftë unë vet do dal dhe do marshojë, se jemi mirënjohës për ndihmën e popullit amerikan sa të jetë jeta dhe bën thirrje që institucionet shtetërorë këtë ditë mos ta harrojnë.

Edhe z. Dibran Rexha i bën thirrje institucioneve shtetërore, edhe populli duhet vetë të jetë më mirënjohës, dhe është për tu çuditur se këtij marshi nuk ju bashkuan qytetarët, dhe se qëndronin nën hije dhe i kanë harruar të gjitha dhembjet që popull i ka përjetuar, dhe uron që vitin tjetër organizimi të bëhet nga qeveria dhe të jetë si festë e vendit, se pa populli ndihmën e Amerikës ne nuk kishim mundur të lëviznim lirshëm në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat