Absolutisht budallallëk: Von Cramon reagon ashpër pas akuzave të Vuçiqit për Gjermaninë

Lajme

Absolutisht budallallëk: Von Cramon reagon ashpër pas akuzave të Vuçiqit për Gjermaninë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 17:22
Eurodeputetja Viola von Cramon

Eurodeputetja Viola von Cramon i ka cilësuar si “absolutisht budallallëk” akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se organizata nga Gjermania përfshirë Partinë e Gjelbër kanë financuar protestat në Serbi.

Në një intervistë për Novan, ajo ka theksuar që as presidenti dhe as qeveria e Serbisë nuk kanë shfaqur empati, kujdes e pikëllim të çiltër pas dy tragjedive që e goditën Serbisë.

Presidenti Vuçiq së fundi në Tv Prva kishte deklaruar se organizata nga Gjermania kishin financuar protestat në Serbi dhe se autoritetet e Beogradit kishin prova për një gjë të tillë.

Von Cramon ishte kategorike në fjalët e saj.

“Unë kategorikisht e mohoj çdo akuzë se organizata nga Gjermania, përfshirë Partinë e Gjelbër dhe fondacionin tonë Heinrich Bell, kanë financuar protestat në Serbi. Të tilla pretendime janë të pabaza...” – u shpreh znj. Von Cramon.

Ajo shtoi se qytetarët e thjeshtë në Serbi po e kuptonin që sistemi politik ishte pjesërisht përgjegjës për atë që ndodhin në Serbi.

Von Cramon po ashtu mohoi deklaratat e ministrit Bratislav Gashiq se vrasësi i Oliver Ivanoviqit ndodhej në Gjermani nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat