A ka shqiptarë mes tyre? Gazetari i njohur zbardh detaje ndaj 9 të akuzuarve në Mal të Zi

Lajme

A ka shqiptarë mes tyre? Gazetari i njohur zbardh detaje ndaj 9 të akuzuarve në Mal të Zi

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi ka ngritur aktakuza kundër nëntë ish-ministrave dhe tre personave të tjerë nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare gjatë ndarjes së banesave dhe kredive për banim. 

Gazetari Bekim Çoba në një intervistë, është shprehur se mes të pandehurve nuk ka shqiptarë.

Më tej ai theksoi se zyrtarët partitë politike kanë përfituar banesa dhe pse kanë pasur një rrogë mujore prej 5 mijë eurosh.

“Nuk ka shqiptarë mes të pandehurve. Bëhet fjalë kryesisht për kryetarët  e PD dhe PS dhe dy partive aleate të tij, që tek ne quhen parti  satelite sesa parti të pavarura. Është një numër i madh i personave që kanë përfituar  banesa. Jo të gjithë kanë përfituar në formën që kanë përfituar në mënyrën që kanë përfituar zyrtarët sepse disa kanë pasur dhe nevojë. Ministrat kanë përfituar më shumë se një banesë. Disa prej tyre kishin 5 mijë të ardhura në muaj dhe përsëri kanë aplikuar për strehim nga ana e qeverisë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat