Parashikimi i Janjiqit: Zgjedhjet në Kosovë deri në fund të vitit, opozita mund ta rrëzojë Kurtin

Lajme

Parashikimi i Janjiqit: Zgjedhjet në Kosovë deri në fund të vitit, opozita mund ta rrëzojë Kurtin

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:31
Dushan Janjiq

Tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK nisën pothuajse në të njëjtën ditë solo aksione në përpjekje për të lëkundur qeverinë e Albin Kurtit, të pakënaqur që SHBA dhe BE ndërmorën masa ndaj Kosovës për shkak të politikave të Kurtit.

Themeluesi i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq beson se zgjedhje do të ketë dhe se opozita mund ta “ulë” Kurtin në mbështetjen e 30 për qind të votuesve.

Janjiq, ka thënë për portalin serb “Kosovoonline” se “hulumtimet serioze për pozicionimin e partive politike në Kosovë tregojnë se Kurti do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme dhe pret që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen deri në fund të këtij viti, së bashku me zgjedhjet në veri”.

“Tani kjo përqindje po rritet sepse ai është bërë një figurë e padëshirueshme për Perëndimin, Amerikën dhe Bashkimin Evropian. Populli këtë nuk e toleron dhe opozita po e përdor këtë. Por, arsyeja kryesore e rënies së Kurtit është politika që ai ka udhëhequr dhe fakti që ai ka rënë në konflikt me Brukselin, gjë që tashmë ka vënë në pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovën. Dhe së treti, ndryshe nga ai, që tregon tregimin e njëjtë për politikën e reciprocitetit në mandatin e dytë, opozita ka ndryshuar. Partia Demokratike e Kosovës, në të cilën ka qenë Hashim Thaçi, është parti e re, Lidhja Demokratike e Kosovës i Isa Mustafës është parti e re, me njerëz të rinj. Këta janë njerëz që janë më së shumti të lidhur ose me diasporën ose, për nga vlerat, me NATO-n dhe BE-në. Pra, struktura ka ndryshuar. Ata janë të gjithë të inkurajuar tani”, pretendon Janjiq.

Janjiq beson se edhe Behxhet Pacolli dhe njerëz të rinj do të hyjnë në luftën politike.

“Këtu janë shumë të rëndësishëm edhe ata njerëz që ishin në Vetëvendosje dhe që u larguan nga Kurti. Ajo që po shohim tani mund të parashikohej paraprakisht. Opozita në Kosovë e la Kurtin të “ngecë” dhe të shkatërrojë veten”, ka thënë Janjiq.

Ai nuk ka dyshim se zgjedhjet parlamentare do të mbahen.

“Për momentin BE-ja po insiston për zgjedhje në veri, por për mendimin tim kjo do të shkojë bashkë. Pres që deri në fund të gushtit të intensifikohen daljet publike dhe veprimet e opozitës, praktikisht për të hyrë në fushatë zgjedhore. Natyrisht, për pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje është e rëndësishme normalizimi i situatës në veri, që të fillojë tërheqja e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Nga kjo varen edhe zgjedhjet lokale edhe parlamentare”, pretendon Janjiq

Ai shton se korpusi i opozitës kosovare – PDK, LDK, AAK, me socialdemokratët dhe mbështetjen e Pacollit – ka fuqinë ta “ulë” Kurtin në 30 për qind, pra për ta vendosur në një pozicion ku nuk mund të formojë qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat