Nis “përkrahja” e shërbëtorëve të Vuçiqit për idenë e tij që për Kosovën të diskutohet në Këshillin e Sigurimit

Lajme

Nis “përkrahja” e shërbëtorëve të Vuçiqit për idenë e tij që për Kosovën të diskutohet në Këshillin e Sigurimit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:20
Millovan Drecun

Kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar serb për Kosovë, Millovan Drecun, ka thënë se ajo që foli dje në konferencën për media, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tregon se situata në Kosovë po hyn në një fazë dramatike të zhvillimit dhe se nuk ka asnjë tregues se “Kosova do të hekë dorë nga veprimet e njëanshme”, raporton televizioni i regjimit serb RTS.

Drecun pretendon se është “shqetësuese pamaturia e Prishtinës”. Ai shton se “një tjetër hyrje e policëve të armatosur të Kosovës në territorin e Serbisë” tregon se KFOR-i “nuk po e kryen mandatin e tij” sepse, siç thotë ai, “nuk duhet të lejojë që një gjë e tillë të ndodhë, d.m.th. duhet të largojë formacionet e armatosura të Kosovës larg “vijës administrative”.

“Kjo gjithashtu tregon pamaturinë e Prishtinës, e cila me sa duket nuk nguron nga shkaktimi i incidenteve jashtëzakonisht të rënda. Policët tanë mund të kishin hapur zjarr. Kjo është shkelje e të gjitha marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike”, pretendon Drecun.

Ai ka thënë se me sa duket “ka një direktivë nga Prishtina që forcat policore mund të “operojnë” përgjatë “vijës administrative” dhe nëse është e nevojshme ta kalojnë atë”.

“Është diçka e papranueshme, diçka që krijon kushte për rritje të vazhdueshme të incidenteve të armatosura, të cilat i shkakton Prishtina, në këtë anë të “vijës administrative”, kërcënon ish-shërbëtori i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, Millovan Drecun.

Ai pretendon se “problemi i Kosovës mund të zgjidhet vetëm në Kombet e Bashkuara”.

Të gjitha bisedat rreth KUINT-it dhe konferencat ndërkombëtare, këto janë lëvizje të njëanshme, nuk mund të çojnë në zgjidhjen e problemeve në Kosovë”, pretendon Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat