Kullat e vrojtimit bosh në Shëngjin/ Pushuesja nga Kosova rrezikon jetën, rasti i tretë brenda javës

Lajme

Kullat e vrojtimit bosh në Shëngjin/ Pushuesja nga Kosova rrezikon jetën, rasti i tretë brenda javës

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Pushuesit kosovarë nuk gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit. Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit.

40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.

Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq në pikat e vrojtimit, ajo çfarë vihet re janë kullat  bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat