“15 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë e Vuçiqit që promovojnë narrativa pro-ruse”

Lajme

“15 mijë llogari të rreme serbe në Twitter, të lidhura me partinë e Vuçiqit që promovojnë narrativa pro-ruse”

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 09:40
Aleksander Vuçiq

Analistja amerikane Ivana Stradner tregon se janë zbuluar rreth 15,000 mijë llogari të rreme serbe në Twitter të lidhura me partinë e Aleksandar Vuçiqit.

Sipas Stradnerit, këto llogari të rreme kanë lidhje me Qeverinë e Serbinë dhe se promovojnë narrativa pro-ruse.

“Zbulohet lista me gati 15,000 llogari të rreme serbe [në Twitter]. Pjesa më interesante është se lista përmban edhe emra të vërtetë dhe informacione për çdo llogari të rreme”, shkruan Stradner.

“Dua të theksoj se këto llogari janë të lidhura me partinë SNS të Vuçiqit… Ato janë të ngathëta e lehtësisht të zbulueshme dhe shërbejnë për qëllime të brendshme”, shton ajo.

Stradner kërkon që të mos nënvlerësohet bashkëpunimi serb dhe rus në luftë informative.

“Asnjëherë mos e nënvlerësoni bashkëpunimin serb dhe rus në luftën informative. Lufta konvencionale e Serbisë mund të jetë e dobët, por departamenti i saj për operacione psikologjike ka një histori të gjatë për të qenë efektive dhe Rusia e di këtë”, përfundon Stradner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat