Vuçiq publikon një video nga darka me presidentin e Malit të Zi, nuk mungon alkooli dhe muzika

Lajme

Vuçiq publikon një video nga darka me presidentin e Malit të Zi, nuk mungon alkooli dhe muzika

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 10:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Jakov Milatoviq, presidenti i Malit të Zi dhe Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, kënduan në një darkë të organizuar nga Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë ka postuar në Instagram një video nga darka, ku Milatoviq dhe Daçiq këndojnë në tavolinë me muzikantët këngën “Ivanova Korita”.

Milatoviq, presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, po qëndron për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi dhe pas pjesës joformale të mbrëmshme, sot po zhvillohet pjesa politike e vizitës, si dhe një fjalim i përbashkët.

Dje, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në një intervistë për Politika.rs, ka thënë se kthimi i nivelit diplomatik të përfaqësimit në Mal të Zi dhe Serbi është një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

“Do të ishte normale që marrëdhëniet politike të ishin forca shtytëse e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe mua më duket se vitet e fundit situata ka qenë e tillë që marrëdhëniet ekonomike janë zhvilluar pavarësisht marrëdhënieve joadekuate të mira politike. Prandaj, pres që së shpejti të emërojmë ambasadorin e ri në Serbi dhe Serbia ta emërojë në Malit të Zi”, tha ai pak kohë para takimit me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq në Beograd.

“Presidenti Aleksandër Vuçiq mori pjesë në inaugurimin tim, në një periudhë shumë të shkurtër kohore po e kthej atë vizitë. Pritshmëritë e mia në këtë kuptim janë që në një bisedë të sinqertë dhe të hapur të diskutojmë të gjitha çështjet me rëndësi dhe interes të ndërsjellë për dy vendet tona”, shtoi ai.

Ndërsa kur pyetet se çfarë mënyre do të drejtohet aktiviteti dhe angazhimi i tij ndërkombëtar kur bëhet fjalë për ngritjen e reputacionit të Malit të Zi në sytë e komunitetit ndërkombëtar, Milatoviq thotë se “ky është një segment jashtëzakonisht i rëndësishëm i punës që bëj dhe në të cilin jam duke punuar në mënyrë aktive”.

Nisa një lloj turneu diplomatik nëpër kryeqytetet evropiane me qëllim promovimin e vendit tonë dhe përshpejtimin e anëtarësimit të tij në Bashkimin Evropian. Unë planifikoj të rris dukshmërinë e vendit tonë në Evropë dhe t’ua prezantoj qartë vendeve anëtare rëndësinë e ndryshimeve politike që kanë ndodhur në Mal të Zi për procesin e përshpejtimit të hyrjes së tij në BE”, pohoi kreu i shtetit malazez, shkruan AP.

Milatoviq ka treguar se gjithashtu po përgatitet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken.

Ai ka folur edhe për nismën e “Ballkanit të Hapur”, derisa sipas tij, prioriteti i të gjitha prioriteteve është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër, çdo nismë ekonomike që sjell vlera të reja në drejtim të uljes së barrierave dhe forcimit të aktivitetit ekonomik në rajon me kusht që të mos bie ndesh me parimet e Procesit të Berlinit, mund të jetë e dobishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat