Tensionet në veri të Kosovës, vjen paralajmërimi nga Vuçiq

Lajme

Tensionet në veri të Kosovës, vjen paralajmërimi nga Vuçiq

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 11:06
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Serbia ka vazhduar luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike.

Në një postim në rrjete sociale, Vuçiç shkruan se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse.

Më tej, Vuçiq përsëriti frazën “dorëzimi nuk është opsion”, që edhe djali i tij, Danilo Vuçiç, e kishte si mbishkrim në bluzë, në organizimin për Vidovdan.

“Dhe këtë javë, Serbia vazhdoi luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën tonë, fundin e dhunës ndaj serbëve dhe kthimin në dialog, për jetën paqësore dhe të sigurt të popullit tonë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Asnjëherë nuk ka qenë e lehtë dhe sot më duket po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe më komplekse”, shkruan Vuçiq.

Presidenti serb ka përmendur takimet e bisedat e tij që ka pasur gjatë javës, duke thënë se të gjithëve ua ka paraqitur rrezikun e përshkallëzimeve dhe tensioneve të mëtejshme.

“Unë kërkova nga të gjithë bashkëbiseduesit, para së gjithash, të shikojnë kushtet e patolerueshme në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë. Lufta vazhdon dhe intensifikohet, sepse dorëzimi nuk është opsion”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat