Haxhiu pret në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë

Lajme

Haxhiu pret në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:39
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.

Qëllimi i vizitës ishte informimi nga afër dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, bën të ditur Ministria.

Ndër të tjera është diskutuar edhe për çështjet e interesit të përbashkët, forcimin e sundimit të ligjit dhe gjithashtu, thellimin e bashkëpunimit tutje në kuadër të sistemit të drejtësisë për të dyja vendet.

“Vizita pati për qëllim informimin nga afër dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve. Është diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët, forcimin e sundimit të ligjit dhe gjithashtu, thellimin e bashkëpunimit tutje në kuadër të sistemit të drejtësisë për të dyja vendet.”, thuhet në njoftmin e Ministrisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat