SHBA vendosi sanksione ndaj Vulinit, Vuçiq befason me reagimin - përmend Sveçlën

Lajme

SHBA vendosi sanksione ndaj Vulinit, Vuçiq befason me reagimin - përmend Sveçlën

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 09:48
Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se i ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për takim dhe se pret që takimi me të të mbahet në ditët në vijim.

Vuçiq, gjatë një turi në punimet për ndërtimin e rrugës së shpejtë nga kryqëzimi i Pozharevcit, përmes Veliko Gradishtë, deri në komunën e Golubacit, deklaroi se në periudhën e ardhshme do të pasojë një “mashtrim” i Perëndimit në lidhje me Kosovën.

“Do të shihni një mashtrim të paraqitur nga disa nga perëndimi, që është: “kthehuni dhe flisni normalisht, arrestuam 40 serbë, i kërcënojmë pak se do të vazhdojmë t’i arrestojmë, por depërshkallëzimi është kur tërhiqen 25 për qind e diçkaje”. Askush nuk e di se çfarë do të thotë, por ata po kërkojnë një arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë, sepse duhet të mbrojnë fëmijët e tyre”, tha Vuçiq.

Ai ka pyetur se si SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe nuk ka sanksione për ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Unë e di shumë mirë se për çfarë kemi biseduar gjatë gjithë këtyre muajve, e di se çfarë më keni thënë mua dhe çfarë ju thashë. Nuk do të ketë sanksione për ta, sepse ne e dimë se si duhet të vendoset një ekuilibër”, ka shtuar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat