Testi i arritshmërisë, Tahiri: Test i marrëzisë, do të kërkojmë që të susupendohet ky proces

Lajme

Testi i arritshmërisë, Tahiri: Test i marrëzisë, do të kërkojmë që të susupendohet ky proces

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 10:39
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, ka qenë një proces të cilin Ministria e Arsimit e ka mbikëqyr në mënyrë aspak profesionale dhe kaotike.

Tahiri ka thënë se viktima të këtij procesi të menaxhuar dobët nga ana e MAShT-t, janë vetë nxënësit.

”Është e papranushme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë!

Dje ka përfunduar Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, një proces i mbikëqyrur nga MAShT në mënyrë joprofesionale dhe kaotike, marrëzi.
Pse?

–  Për muaj me radhë, nuk pati asnjë informim nga MAShT, se cila është rëndësia e Testit të arritshmërisë dhe maturës, sikurse nuk kishte as informim as sensibilizim zero. Gjithëçka rutinë.

–  Përgjatë gjithë kohës nuk pati asnjë debat rreth asaj se si mund të përgatiteshin më mirë nxënësit, dhe çfarë mund të bënin mësimdhënësit dhe prindërit në këtë drejtim. Pra as informim as përfshirje, sikur dështimi dhe mos arritshmëria e nxënësve të ishte qëllim.

Është e papranushme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobet.

Grupi ynë parlamentar, po pret rrezultatet, dhe deri atëherë do t’i bëjë disa veprime:

Nga e sot, Zyra e Grupit Parlamentar është e hapur për çfarëdo komunikimi me prindër, të cilët janë të pakënaqur dhe kanë evidencë për manipulime, keqmenaxhim dhe padrejtësi që u janë bërë nxënësve.Po ashtu, ankesat mund të drejtohen në emailin tonë: [email protected] ose telefon: 03820010115.

Pas daljes së rezultateve dhe me evidentimin e menaxhimit të keq, do të bëjmë dy veprime:

1. Do të ftojmë në interpelancë ministren e MAShT-it;
2. Do të kërkojm votim të një Rezolute për suspendimin e këtij procesi, gjithmonë në bazë të evidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat