Pas Vulinit, SHBA paralajmëron një tjetër “listë të zezë” - politika shqiptare në ankth

Lajme

Pas Vulinit, SHBA paralajmëron një tjetër “listë të zezë” - politika shqiptare në ankth

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 10:44
Joe Biden

Ballkani është futur në rrethin e kuq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA po përgatit “të pastrojë” rajonin nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit përmes mekanizmit të shpalljes “non grata” dhe në vijim paralajmërohet se do të publikohet një tjetër “listë e zezë”.

Sinjalet se pushtetarët e lartë të korruptuar, përfshirë dhe Shqipërinë i presin lajme të hidhura i dha ditën e djeshme Departamenti Amerikan i  Thesarit. Ky institucion amerikan ka sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, i cili është një nga besnikët e presidentit Aleksandër Vuçiç. Ai shihet si kërcënim për të gjithë rajonin dhe SHBA ka marrë masa duke i bllokuar pasuritë. 

Në njoftimin e këtij departamenti thuhet se sanksionimi i Vulin vjen pasi është përfshirë në afera korrupsioni dhe ka bashkëpunuar me grupe kriminale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. “Thesari nuk do të hezitojë të synojë aktorët që abuzojnë me pozitat e tyre për përfitime personale duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson. "Veprimi bën përgjegjës Aleksandër Vulin për aktet korruptive dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu aktivitetet keqdashëse të Rusisë në rajon”, thuhet në njoftim. SHBA zbulon se Vulin ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me tregtarin serb të armëve të sanksionuar nga SHBA-ja, Slobodan Tesiç.

Detaje nga vendimi i SHBA

“Veprimet e Vulin kanë avancuar korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse të Serbisë. Këto akte përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit për përfitime personale, duke përfshirë përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës. Ai ka përdorur pozicionet publike për të mbështetur Rusinë, duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe duke i ofruar Rusisë një platformë për të dërguar më tej ndikimin e saj në rajon”, njofton Departamenti i Thesarit.

"Si rezultat i sanksionimit nga SHBA të gjitha pronat e Vulin në SHBA janë bllokuar. Gjithashtu, çdo subjekt që është në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, individualisht ose në total, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar gjithashtu bllokohet. Të gjitha transaksionet nga personat amerikanë brenda (ose që kalojnë tranzit) në Shtetet e Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë ose interes në pronën e personave të caktuar ose të bllokuar ndryshe, janë të ndaluara, përveç nëse autorizohen nga një licencë e përgjithshme ose specifike e lëshuar nga OFAC, ose përjashtohen. Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose për të mirën e çdo personi të bllokuar”, njofton Thesari.

Vendimi i Joe Biden

Kujtojmë se SHBA pak javë më parë zgjatën me një vit emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Ky vendim i Joe Biden fundos pushtetarët e lartë të korruptuar në Ballkan, pasi paralajmëron fazën e dytë për sekuestrim pasurie si edhe jep sinjale se do të shpallen emra të tjerë “non grata”.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në vendimin e Joe Biden.

Gjithashtu se goditje të forta do të ketë këtë verë i kanë dhënë Birtania, SHBA, por edhe Evropa. Pritet që edhe Brukseli të miratojë të njëjtat sanksione si Britania dhe SHBA dhe politikani që do e pësojë i pari do të jetë Dodik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat