Rakiq: Kërkuam të tërhiqej e gjithë policia nga veriu i Kosovës, nuk e di a marrim pjesë në zgjedhje

Lajme

Rakiq: Kërkuam të tërhiqej e gjithë policia nga veriu i Kosovës, nuk e di a marrim pjesë në zgjedhje

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:42
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar se kërkesë e kësaj partie ka qenë tërheqja e 100 për qind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga komunat veriore, ka thënë se nuk e di nëse do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gazetarja Fetije Kamberi e cila ka folur me të prapa kamerave, pasi Rakiq kishte refuzuar të deklarohet para kamerës, ka thënë se kërkesë e Listës Serbe ka qenë tërheqja e plotë e Policisë së Kosovës nga komunat me shumicë serbe dhe jo vetëm 25 për qind.

Kamberi tha se Rakiq po qëndron së bashku me protestuesit serbë në Zveçan që nga mëngjesi i së mërkurës, ku po qëndrojnë numër i vogël i protestuesve.

Protesta në tri komunat veriore: Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok ka filluar më 26 maj, duke kundërshtuar fillimin e punës së kryetarëve shqiptarë në këto komuna të banuara kryesisht me komunitetin serb në Kosovë.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për shtensionim të situatës në këto komunë duke tërhequr 25 për qind të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Mirëpo, këtë vendim të Qeverisë nuk po e pranon Lista Serbe si kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të organizohen në këto komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat