Haradinaj: Shtensionimi dhe bashkëpunimi mes çdo komuniteti, rruga e vetme e stabilitetit

Lajme

Haradinaj: Shtensionimi dhe bashkëpunimi mes çdo komuniteti, rruga e vetme e stabilitetit

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 14:19
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është në interesin e të gjithve që ta gjejmë rrugën e bashkëpunimit jo vetëm për de-eskalim të situatës, por edhe për perspektivën e përbashkët si e vetmja rrugë e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se komuniteti serb nuk e kishte kuptuar drejt ofertën e tij fisnike si kryeministër për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

“Është për keqardhje që përfaqësuesit e komunitetit serb, nuk e kishin kuptuar drejt ofertën time fisnike si kryeministër, për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Për fat të keq ata nuk arritën ta kuptonin se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kjo edhe si parakusht i anëtarësimit në NATO, do të ishte garanca më e mirë edhe për perspektivën e komunitetit serb, por e mohuan atë duke e bërë një vlerësim të gabuar dhe duke injoruar kështu proceset integruese”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se është në interesin e përbashkët që sot ta kuptojmë njëri-tjetrin si mundësi e vetme për prosperitet.

“Vendet anëtare të NATO-s e kanë shkallën më të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut, pavarësisht etnisë apo çfarëdo përkatësie tjetër, gjë që do të ishte garancë edhe për komunitetin serb dhe të drejtat e tij”.

“Është në interesin e përbashkët që sot, pavarësisht se raportet janë më të acaruara, ta kuptojmë drejt njëri-tjetrin dhe ta gjejmë rrugën, jo vetëm të de-eskalimit të situatës, por edhe perspektivën e bashkëpunimit, si e vetmja rrugë e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat