Lista Serbe përshëndet lirimin e Todosijeviqit: Në mbarë burgjet e Kosovës ka serbë të pafajshëm

Lajme

Lista Serbe përshëndet lirimin e Todosijeviqit: Në mbarë burgjet e Kosovës ka serbë të pafajshëm

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 16:05
Ivan Todosijeviq

Lista Serbe e ka përshëndetur lirimin e ish-ministrit Ivan Todosijeviq nga Gjykata Supreme, pas katër vitesh nëpër burgje.

“Gjykata Supreme në Prishtinë konfirmoi atë që ne të gjithë e dimë dhe atë që pretendojmë që nga viti 2019, kur filloi kjo procedurë monstruoze, se Ivan është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se, si çdo njeri i lirë, ka të drejtën e mendimit dhe qëndrimit të tij”, thuhet në reagim.

Megjithatë, kjo parti shton se “problemi i presekutimit të serbëve nuk ka mbaruar”.

“Pas këtij vendimi, problemet e persekutimit të pabazë të serbëve nuk mbaruan, sepse në mbarë burgjet e Kosovës dhe Metohisë ka serbë të pafajshëm, të cilëve krimi i vetëm është emri dhe mbiemri i tyre serb dhe të cilët duhet të jenë të lirë për t’u mbrojtur nga akuzat e rreme”, thuhet tutje.

Lista Serbe u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare “që të bëjnë presion mbi Prishtinën dhe të lirojnë serbët e pafajshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat