Tri banesa, një shtëpi 200 mijë euro, 2 mijë euro pagë: Pasuria e Mujkës së VV-së që u arrestua sot

Lajme

Tri banesa, një shtëpi 200 mijë euro, 2 mijë euro pagë: Pasuria e Mujkës së VV-së që u arrestua sot

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:07
Faruk Mujka, zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje

Faruk Mujka, zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, është arrestuar nën dyshimin për korrupsion sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës. Siç raportoi “Betimi për Drejtësi”, duke u thirur në burimet e saj, raport se sot në një aksion policor, është arrestuar Mujka, që së fundmi ishte emëruar kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”. Por cila është pasuria e Mujkës së arrestuar?

Në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2022, shihet se Mujka qëndron goxha mirë financiarisht. Ish-kryetari i degës së VV-së ka treguar se i ka tri banesa, një prej tyre në pronësi të bashkëshortes. Tutje, ai e ka blerë edhe një shtëpi.

Tri banesat e Mujkës kapin shifrën e 135 mijë eurove, ndërsa shtëpia i kushton hiç më pak se 200 mijë euro. Si pasuri të luajtshme ai ka treguar një veturë të tipit Volswagen, në pronësi të bashkëshortes, e cila kushton 4 mijë euro.

Të ardhura vjetore, ish-kryetari i VV-së në Mitrovicë, pra Mujka, ka dhënë mbi 2 mijë euro nga pozita në Ibër Lepenc, mëditje mbbi tre mijë euro dhe një pagë neto nga Ministria e Financave prej 300 euro. Tutje, ai ka deklaruar edhe 7 mijë e 500 euro të hyra vjetore të bashkëshortes së tij.

Ndryshe, Mujka ka qenë edhe nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Çka u raportua sot?

“Betimi për Drejtësi” ka bërë me dije se kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka është arrestuar. Duke u thirrur në burimet brenda prokurorisë, media në fjalë ka treguar se Mujka, i cili ka qenë zyrtar i lartë i VV-së, është arrestuar nën dyshime për korrupsion.

Veprën për të cilën është arrestuar dyshohet se Mujka e ka kryer gjatë kohës sa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut. Mujka për një kohë të gjatë ka qenë edhe kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

Pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Mujka e ka marrë në fund të vitit të kaluar.

Kohë me parë, Kallxo kishte raportuar se Mujka në vitin 2021 ai kishte nënshkruar një vendim, i cili kishte mundësuar futjen në rendin e ditës në seancën e Kuvendit Komunal diskutimin dhe votimin për tjetërsimin e një prone, e cila ishte në qendër të qytetit.

Sipas, këtij mediumi bëhej fjalë për ish-objektin e bibliotekës.

Kurse, burimet e medias lokale “Mitropol” kanë bërë me dije se në aksionin e sotëm të policisë është arrestuar edhe ish-drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Hysen Muzliukaj. Ky i fundit, tani ishte këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Faruk Mujka është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”. Këtë detyrë ai e kishte marrë për një mandat tri viteve.

Lajmin për këtë emërimin e kishte për bërë të ditur vete Mujka. Ai në profilin e tij në “Facebook”, kishte shkruar se në këtë pozit do ta jepte kontributin e tij në zhvillimin e ndërmarrjes.

“Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine. Tani, koha për udhëtim të ri. Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE "Ibër - Lepenc", ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”, kishte shkruar Mujka.

Ai kishte falënderuar të gjithë ata që ia kanë besuar këtë pozitë.

“Falemnderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë. Mbase edhe takohemi gjatë rrugëtimit”, kishte shkruar Mujka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat