Nga e diela në Kosovë e Shqipëri vjen vala e nxehtit nga Afrika Veriore

Lajme

Nga e diela në Kosovë e Shqipëri vjen vala e nxehtit nga Afrika Veriore

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, stabil dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 32 deri në 34 gradë Celsius.

Pasdite mund të ketë disa zhvillime në disa vise kryesisht malore, por pa reshje atmosferike ose mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i papërfillshëm kalimtar.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius.

Mjaft nxehtë dhe me diell nesër edhe në Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. Pasdite mund të ndodhë ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër, i papërfillshëm në disa vise të Maqedonisë së Veriut.

Nga e diela fuqizohet përsëri vala e fortë e nxehtësisë verore ose ajri me origjinë nga Afrika veriore. Temperaturat maksimale në Kosovë pak mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri deri në 40 gradë Celsius. Në mesjavë rritje e mëtutjeshme e temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat