Lirohet Nemanja Vllaskoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Lajme

Lirohet Nemanja Vllaskoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 15:20
Nemanja Vllaskoviq

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka liruar Nemanja Vllaskoviqit, njëri nga të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve në veri në fund të majit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Mitrovicë, Lumnije Surdulli, e cila ka thënë se Vllaskoviqi u lirua dje pasi ka paguar dorëzaninë.

Arrestimin e të dyshuarit e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, më 16 qershor, i cili ka premtuar që i dyshuari do të ballafaqohet me drejtësinë.

Vllaskoviqit, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, dy ditë pas arrestimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat