Vuçiq me plane të reja për Kosovë

Lajme

Vuçiq me plane të reja për Kosovë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:15
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se deri janë duke u përgatitur për takimet e “vështira” që vendin e tij e presin në javët në vijim, theksoi se “po vazhdojnë punën e palodhshme në plane të reja për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë”.

Kujtojmë së gjatë takimit të fundit me presidentin e Malit të Zi në Beograd, Vuçiq pranoi haptazi se kanë mospajtime me shtetin fqinj kur bëhet fjalë për Kosovën.

Sipas presidentit malazez Jakov Millatoviq, njohja e Kosovës nga ana e shtetit të tij është punën e kryer qysh në vitin 2008, dhe se për këtë çështje kanë dallime të mëdha me Serbinë.

Në anën tjetër, presidenti serb është duke vazhduar me retorikën e tij, kinse serbët në Kosovë janë të rrezikuar dhe se ai po bën gjithçka që t’i mbrojë.

“Na presim takime të vështira në javët në vijim. Jemi duke vazhduar punën në plane të reja për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë”, tha presidenti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat