Ismaili: Kusari-Lila s’është kërcënu me armë që të flasë me Radojçiqin

Lajme

Ismaili: Kusari-Lila s’është kërcënu me armë që të flasë me Radojçiqin

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 22:14
Uran Ismaili

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën nuk e ka kërcënuar askush që të flas me Milan Radojçiqin.

Ai ka thënë se Kusari-Lila ka folur me dëshirë me të.

Mimoza Kusari-Lila nuk është nën kërcënimin e ndonjë arme me bisedu me Milan Radojçiqin e as nuk është kidnapu me u dërgu në Veri me u dëgju”, ka thënë Ismaili.

Tutje, ai ka kritikuar qasjen e pushtetit në raport me mediave, duke thënë se mediat kritikuan edhe pushtetet kaluara.

”Çfarëdo lloj natyre e quajtur hibride për mediat e Kosovës, po janë po të njëjtat media që kane qenë pamëshirshëm ndaj çdo pushteti në kuptimin e problemeve apo aferave”, ka thënë Ismaili.

Në përgjimet e Kusari-Lilës, Uran Ismaili ishte quajtur “idiot patetik” nga shefja e grupit parlamentar të LVV-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat