Ismaili: S’pajtohem që ta ruajmë PDK-në qysh e ka lënë Kadri Veseli, s’kam komplekse që jam në këtë parti

Lajme

Ismaili: S’pajtohem që ta ruajmë PDK-në qysh e ka lënë Kadri Veseli, s’kam komplekse që jam në këtë parti

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 22:36
Uran Ismaili

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk e ka pasur asnjëherë kompleks që është pjesë ai.

Ai tha se në degën e Prishtinës ka garuar gjashtë herë, ku tri herë ka fituar.

Sipas tij, PDK-në nuk mundet ta konsideroj siç e ka lënë Kadri Veseli, duke shtuar se ka ndryshuar koha.

Por ai thotë se nuk ka ndryshuar nga vlerat që ka parë në PDK, duke përmendur atdhedashurinë.

“Unë jam PDK, nuk kam kompleks me më tregu dikush sa PDK je. Kohën më te mirë të jetës tem e kam dhënë në PDK në aktivizëm politik. Kam garuar gjashtë herë, kam humbur tri herë, 50 me 50 e kam. A më duhet një PDK që unë mundem më udhëheq  si kryetar i degës së Prishtinë e që i përgjigjet qytetarëve të Prishtinës, natyrisht që po. Nuk mundem me konsideru PDK-në si me ka la Kadri Veseli me tha s’mundem me ndrru. Unë e konsideroj PDK-në vlerë”, ka thënë ai në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat