Daçiq shprehet se Stoltenberg kupton situatën në Kosovë – Serbia nuk ka bërë asgjë për komplikimin e situatës

Lajme

Daçiq shprehet se Stoltenberg kupton situatën në Kosovë – Serbia nuk ka bërë asgjë për komplikimin e situatës

Nga: F. B. Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:49
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë Daçiq ka vlerësuar sot se takimi mes Vuçiç dhe kreut të Aleancës së NATO-së Stoltenberg ishte korrekt dhe se politikani norvegjez është njeri që kupton situatën në Kosovë, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se Stoltenberg  ishte shumë direkt dhe korrekt në raport me presidentin e Serbisë Vuçiç.

“Biseda ishte korrekt në kuptimin e ftesës KFOR-it për kryerjen e detyrave që i janë besuar. Kjo është me rëndësi kyçe për zhvillimin e mëtejmë të situatës dhe mos të jetë në pikëpyetje nëse Serbia është për de-eskalim të situatës”, tha Daçiq për TV Pink.

Daçiq nënvizoi se nuk i takon Serbisë të mbajë përgjegjësi për de-eskalim të situatës, sepse Serbia nuk ka bërë asgjë për komplikimin e saj.

Si e kanë zakon serbët rikujton se baba i Jens Stoletenbergut ka qenë në shërbim në Beograd për shumë vite dhe ishte shpall edhe qytetar nderi i Beogradit.

Ndërsa duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit Kurti se janë tërhequr 25 për qind të numrit të pjesëtarëve të policisë nga ndërtesat komunale, Daçiq si veprojnë e gjithë struktura drejtuese dhe që përsërisin vazhdimisht fjalët e njëjta thotë atë që ka thënë ditë më parë Vuçiç se ky është trik i Prishtinës.

“Marrëveshja e Brukselit ka definuar se policia në veri të Kosovës duhet përbëhet nga serbët, nuk duhet të ketë polici shqiptare, çfarë 25 përqindëshi, ata nuk duhet të jenë atje fare”, u shpreh Daçiq.

Ai theksoi se po shkelet marrëveshja e Brukselit dhe marrëveshjet tjera, ndërsa ndaj popullit tonë po kryhet terror dhe çdo arrestohen serbe, pa fakte tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat