Ekspertja amerikane: Sot është një ditë e zezë për Serbinë, edhe pas tri dekadave, njerëzit e Millosheviqit ende në pushtet

Lajme

Ekspertja amerikane: Sot është një ditë e zezë për Serbinë, edhe pas tri dekadave, njerëzit e Millosheviqit ende në pushtet

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 07:31
Ivana Stdradner

Ekspertja amerikane e Sigurisë, Ivana Stdradner, që kontribuon në Fondacionin në Mbrojtje të Demokracisë, ka kujtuar kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka kujtuar se Millosheviq pikërisht në korrik të vitit 1997 u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë, e kjo tani ditë është e zezë për Serbinë, dhe se edhe pas tre dekadash njerëzit e Millosheviqit janë ende në pushtet, ku përmend presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në korrik të vitit 1997 Sllobodan Millosheviq u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në këtë ditë ai bëri betimin.

Sot është një ditë e zezë për Serbinë. Tre dekada më vonë, njerëzit e Millosheviqit janë ende në pushtet, duke përfshirë mentorin e tij Aleksander Vuçiq”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat