Ish-diplomati serb: Pa ndodh këto dy gjëra, nuk ka paqe në Kosovë

Lajme

Ish-diplomati serb: Pa ndodh këto dy gjëra, nuk ka paqe në Kosovë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 08:50
Zoran Millivojeviq

Ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq pretendon se lirimi i disa prej serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës është rezultat i presionit të SHBA ndaj Kosovës dhe se Uashingtoni e sheh lirimin e serbëve të arrestuar në muajt e fundit si një nga masat e de-përshkallëzimit, raporton gazeta serbe Blic.

“Mendoj se Uashingtoni, ndër të tjera, e sheh lirimin e serbëve të arrestuar si një nga masat për de-përshkallëzimin. Përveç kësaj, para disa ditësh i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për nevojën që Kosova të formojë një Asociacionin, dhe këtë e përsëriti edhe i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin”, pretendon Millivojeviq.

Prandaj, sipas fjalëve të tij, de-përshkallëzimi në veri të Kosovës mund të shkojë në dy drejtime.

“Një është formimi i Asociacionit, dhe tjetri është lirimi i serbëve të arrestuar. Mendoj se edhe Uashingtoni edhe Brukseli, pra EULEX-i, e kuptuan se masat e paraburgimit të serbëve, të cilat “nuk kanë bazë” në ligjin penal, “duhet të rishqyrtohen” dhe se Asociacioni duhet të vihet në rendin e ditës. Pa këtë nuk ka paqe dhe stabilitet e as zgjedhje lokale në veri të Kosovës”, pretendon Millivojevq.

Ai shton se “Perëndimit po ikën koha”.

“Është në interesin e Uashingtonit dhe Brukselit që të rikthehen serbët në tryezën e bisedimeve dhe të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit. Perëndimi dëshiron të zgjidhë të paktën fazën e parë të këtij problemi këtë vit, sepse vitin e ardhshëm në agjendë janë edhe zgjedhjet amerikane edhe të BE-së. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni dhe Brukseli nuk duan të rrezikojnë shtetësinë e Kosovës në këtë rrugë”, përfundon Millivojeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat