Drecunit i pengon sjellja e Turqisë rreth armatimit dhe trajnimit të FSK-së

Lajme

Drecunit i pengon sjellja e Turqisë rreth armatimit dhe trajnimit të FSK-së

Nga: F. B. Më: 24 korrik 2023 Në ora: 11:06
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se “sjellja e Turqisë rreth çështjes së armatosjes dhe trajnimit të FSK-sl si dhe shtimi i numrit të ushtarëve në KFOR, tregon se ajo do ketë rol të posaçëm në situatën në Kosovë, ka shkruar “Kurir” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Sipas tij “Turqia nuk mund të ketë dhe lejoj vetës një lojë të tillë si e pavarur, pa miratim dhe koordinim me vendet perëndimore”.

Duke fol rreth këtij roli të Turqisë shtoi se “nuk duhet harruar se ShBA-të kohë më parë ia kanë lejuar Turqisë që ajo të administroj dhe drejtoj me bazën ushtarake në Bondstill”.

“Tash shohim rritjen prej 800 ushtarëve të kontingjentit turk si dhe marrjen e komandës së gjithë KFOR-it. Instruktorët turq po trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për të punuar dhe kontrolluar me dronin bajraktar” tha ai duke shtuar se “para ca kohe ata kanë dhuruar edhe sisteme kundër blind, minahedhës, raketa-hedhës etj. Po ashtu tash kanë ekuipazhe të trajnuara për helikopter”.

“Ata tashmë kanë trajnuar mbi 30 njerëz dhe kjo më nuk është histori e padëmshme. Ajo që iu ka munguar ishte përkrahja nga ajri dhe tashmë edhe atë e kanë siguruar me dronët bajraktar. Por kjo nënkupton se nuk mundet Turqia të marr përsipër një rol të tillë pa miratimin dhe pajtimin amerikan, e cila më së shumti ndikon në krijimin e shtetit. E gjithë sjellja e Turqisë tregon se Turqia do të ketë rol me rëndësi në Kosovë”, mendon Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat