”Festo me zemër, jo me armë”, nesër në Merdare aktivitet me mërgimtarët

Lajme

”Festo me zemër, jo me armë”, nesër në Merdare aktivitet me mërgimtarët

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Nesër në Merdare do të mbahet aktivitet me mërgimtarët për fushatën: ”Festo me zemër, jo me armë”

Në kuadër të aktiviteteve për fushatën vetëdijësuese, që është duke e organizuar Ministria e Punëve të Brendshme, kundër të shtënave festive:” Festo me zemër jo me Armë”, nesër do të mbahet aktiviteti i radhës me mërgimtarët që vijnë në Kosovë, përmes pikës së kalimit kufitarë në Merdare.

Në këtë aktivitet do të ketë diskutim të hapur ndërmjet Koordinatorit Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani dhe mërgimtarëve.

Aktiviteti mbahet nesër më 25.07.2023 dhe fillon në ora 10:00, në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, Podujevë. Pas aktivitetit do të ketë prononcime për media.

Kjo fushatë është duke u organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, me mbështetje nga UNDP dhe SEESAC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat