E dhimbshme: Ky është 74-vjeçari nga Istogu që humbi jetën pasi u rrëzua nga traktori

Lajme

E dhimbshme: Ky është 74-vjeçari nga Istogu që humbi jetën pasi u rrëzua nga traktori

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 06:25
Haxhi Sefë Gjocaj

Ka ndërruar jetë në një aksident trafiku, Haxhi Sefë Gjocaj nga fshati Tomoc i komunës së Istogut.

Ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një vetaksidenti me traktor, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Istog.

Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në spitalin e Pejës pasi që viktima ishte dërguar atje nga stafi mjekësor i QKMF-së Istog.

Në lidhje me rastin ështën njoftuar prokurori i shtetit i cili bashkë me hetuesit e rastit trupin e pa jetë ua kanë dorëzuar familjes sepse sipas tyre vdekja e të moshuarit cilësohet vdekje natyrore dhe rreth këtij rasti nuk ka dyshime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat