Drecun: Kam frikë se nuk do ketë de-eskalim, sepse Kurti nuk ndryshon sjelljen e tij

Lajme

Drecun: Kam frikë se nuk do ketë de-eskalim, sepse Kurti nuk ndryshon sjelljen e tij

Nga: F.B Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:06
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar sot po frikësohet për shkak sjelljes së kryeministrit Kurti që është instaluar, nuk do të ketë zgjidhje për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ata hap pas hapi po realizojnë qëllimet e veta, ndërsa qëllimi përfundimtar është që serbëve të ju bëhet e pamundshme ekzistenca atje dhe të kryhet spastrim etnik” u shpreh Drecun.

Ai ka shtuar se si po zhvillohet situata, Kurti nuk do të zbatoj kërkesën për formimin e asociacionit.

“Ajo se aktualisht ka qetësim të situatës, nuk do thotë se nuk do ketë trazira. Ata zakonisht akuzojnë ndonjë serb dhe e arrestojnë pa asnjë bazë, me të vetmin qëllim frikësimin e tyre” tha Drecun.

Më pas ai theksoi se kur flitet për de-eskalimin e situatës, Prishtina veç po i ik zbatimit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

"Nuk po punojnë në formimin e asociacionit, kanë ndalur ndërtimet në disa ndërtesa në veri, marrin vendime rreth hapjes së urës mbi lumin Ibër edhe vendime të ngjashme. Po ngritën aktakuza të rrejshme dhe po përgatitet terreni për eskalim të mëtejshëm”, tha Drecun.

Ai nënvizoi se me këtë ata po bëjnë manovra politike.

“Ata kinse kanë bërë tërheqje të policisë, ndërsa më pas krye-biseduesi Bislimi pyet BE-në pse tash nuk hiqen sanksionet dhe masat ndaj Prishtinës. Mendoj se duhet urgjent të shpallet plani i radhitjes së obligimeve, sipas të cilit duhet zbatuar ajo për çka ka pajtim”, nënvizoi Drecun.

Sipas tij, presidenti i Serbisë Vuçiç qartë ka deklaruar qëndrimin e Beogradit dhe ai nuk ndryshon atë qëndrim, përderisa Prishtina konsideron se çështja e Kosovës është çështje e përfunduar, gjë që është absurde, mendon ai.

“Ata asociacionin e shohin në përputhje me qëndrimin e Kushtetutës së Kosovës dhe jo sipas marrëveshjes së Brukselit”, përfundoi Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat