Kurti: Dënimi për vrasësit e policit Enver Zymberi është domosdoshmëri

Lajme

Kurti: Dënimi për vrasësit e policit Enver Zymberi është domosdoshmëri

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 10:43
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dënimi i personave që e vranë policin Enver Zymberi para 12 vitesh në veri të vendit është i domosdoshëm.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, tha se Zymberi u vra nga strukturat kriminale serbe.

“Përvjetori i rënies së zyrtarit policor, heroi Enver Zymberi. 12 vite më parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë, gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës ne veriun e vendit  tonë.

Enver Zymberi mbetet simbol I përjetshëm I sovranitetit dhe I ligjshmërisë për Republikën e Kosovës.  Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri ndërsa vijimësia e angazhimit të kolegëve të tij në çdo cep të republikës sonë është shembulli më i mirë qe e kemi mes nesh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat