Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen në Uashington me Escobarin

Lajme

Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen në Uashington me Escobarin

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 19:43
Igor Simiq, Slavko Simiq dhe Escobar

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Slavko Simiq, gjatë vizitës së tyre në Uashington janë takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas mediumit serb KosovoOnline, në këtë takim është diskutuar qëndrimi i komunitetit serb për situatën e sigurisë dhe asaj politike në Kosovë.

Sipas këtij mediumi aty është diskutuar edhe  nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara.

Këtu përfshihen marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe udhërrëfyesi për deeskalimin e situatës në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat