Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të ligjërojnë edhe në kolegje private

Lajme

Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të ligjërojnë edhe në kolegje private

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:48
Universiteti i Prishtinës

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë profesorëve që të angazhohen edhe në kolegje apo institucione private.

Në dokumentin që ka siguruar media, ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së enjte.

Sipas këtij vendimi të marrë nga Këshilli Drejtues i universitetit publik më të madh në Kosovë, UP-së, personeli akademik nuk do të lejohet më që të angazhohet me ligjërim në institucionet private të arsimit të lartë.

“Nuk lejohet angazhimi i personalet akademik në kolegje-institucione private të arsimit të lartë përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit-institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat