Sot i jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të vrarë të familjes Bekteshi në Lipjan

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të vrarë të familjes Bekteshi në Lipjan

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Të premten një vrasje e trefishtë ndodhi në familjen Bekteshi në fshatin Rufc të Komunës së Lipjanit, ku mbetën të vrarë nëna, babai dhe njëri nga djemtë.

E djali tjetër i familjes, Genc Bekteshi ka bërë të ditur se varrimi i familjarëve të tij do të bëhet sot në orën 19:00.

Më, saktësisht në fshatin Rufc të vjetër në Komunë të Lipjanit.

“Me rastin e vdekjes së familjarëve tonë: Abedin Bekteshi (baba), Kimete Bekteshi (nëna), Ardit Bekteshi (vëllau), ju njoftojmë se varrimi bëhet sot me datë:

29.07.2023 në ora 19:00  në fshatin  Rufc të vjetër, komuna e Lipjanit”, thuhet në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat