Vendimi i Qeverisë për Klan Kosova, reagon edhe politikani serb

Lajme

Vendimi i Qeverisë për Klan Kosova, reagon edhe politikani serb

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 17:52
Aleksander Jabllanoviq

Pas pezullimit të certifikatës së biznesit të Shoqërisë Tregtare Klan Kosova me vendim të Ministrisë së Industrisë, ka reaguar edhe politikani serb Aleksander Jabllanoviq.

Ai përmes një postimi në twitter ka thënë se Klan Kosova është medium profesional i cili i ka dhënë hapësirë serbëve të Kosovës.

“@klankosova_tv televizion profesional që ka pasur gjithmonë hapësirë ​​dhe kohë për ne serbët.

Kur na ndaluan si parti nga disa televizione në gjuhën serbe, #klankosova ishte e hapur për ne. Ky episod i shëmtuar i llogarisë do të kalojë dhe ju do ta mbijetoni këtë Qeveri të #Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat